Interi e “shkatërron” Lazion në shtëpi
Interi ka shënuar fitore ndaj Lazios me rezultat 6-0, në kuadër të javës së 16-të të Serie A.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në zonat e rrezikshme.
Në minutën e 39-të, Interi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 1-0.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Federico Dimarco arriti të shënojë për 2-0 pas asistimit të Danzel Dumfries.
Me të filluar pjesa e dytë, skuadra e Simeone Inzaghit, vazhdoi me sulme të forta.
Në minutën e 51-të, Calhanoglu pasoi te Nicolo Barella i cili me një gjuajtje të bukur arriti të shënojë për 3-0.
Pas dy minutash, sërish kishte gol nga Interi, ku Denzel Dumfries arriti të shënojë për 4-0.
Fitorja u thellua në minutën e 77-të, kur Dimarco asistoi te Carlos Augusto i cili shënoi për 5-0.
Krejt në fund, kishte kohë edhe për një gol të Marcus Thuram, i cili gjeti rrjetën për 6-0.
Interi me këtë fitore mbeti në vendin e tretë me 34 pikë, tri më pak se Atalanta. /Telegrafi/