FC Shkupi forcon të ardhmen me talentët Bajrami dhe Ismaili

FC Shkupi vazhdon të investojë në të ardhmen, duke kombinuar përvojën e lojtarëve aktualë dhe inkuadrimin e talenteteve premtuese nga Akademia e klubit. Stinori pranveror pritet të sjellë një skuadër të balancuar mes eksperiencës dhe energjisë së re, njofton Telegrafi.

Pas debutimit të suksesshëm të Ariton Mehmedit gjatë stinorit vjeshtor, klubi ka siguruar edhe dy nënshkrime të reja me lojtarë të rinj të Akademisë: Andi Ismaili dhe Anes Bajrami, të cilët kanë firmosur kontrata trevjeçare me ekipin e parë.

Kush janë talentet e rinj?

Anes Bajrami, është djali i ish-lojtarit dhe trajnerit të FC Shkupit, Muharem Bajramit, i lindur në vitin 2009 dhe luan si qendërmbrojtës. Me një fizik mbresëlënës prej 188 cm, Anesi ka aftësi të dukshme për t’u përballur me futbollistë më të moshuar dhe më me përvojë.

Andi Ismaili është i lindur në vitin 2008 dhe luan si mesfushor defanziv. Pavarësisht moshës së re, ai ka treguar pjekuri taktike dhe cilësi mbrojtëse që premtojnë shumë për të ardhmen e tij në skuadër.

Ky hap strategjik tregon angazhimin e klubit për të ndërtuar një skuadër të qëndrueshme dhe konkurruese, me një bazë të fortë nga Akademia. Ndërkohë, tifozët e shumtë të Shkupit presin me entuziazëm të shohin zhvillimin e këtyre “xhevahirëve” të rinj në fushën e lojës. /Telegrafi/