Avokati Berisha: Kurti e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale
Avokati Besnik Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kryer intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Berisha këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
Ai tha se Kurtin e ka parë vet me sytë e tij.
“Çka nëse u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo ?! Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash. Institucionalit se ç’ke me të!” – ka shkruar Berisha.