Ariana Grande s’do të nisë turne në vitin 2025, pas suksesit të “Wicked”

Ariana Grande ka hedhur poshtë thashethemet për një turne koncertesh në vitin 2025, pasi është fokusuar në suksesin e saj në filmin “Wicked”.

Edhe pse pas nominimit të saj të parë për "Golden Globe" si Glinda, u spekulua për një turne të mundshëm, këngëtarja e 31-vjeçare e ka mohuar këtë mundësi.

Shtëpia e saj diskografike, "Republic Records", konfirmoi se nuk ka plane për turne vitin e ardhshëm, duke falënderuar fansat për mbështetje, shkruan DailyMail.

Grande, e cila publikoi albumin “Eternal Sunshine” më 8 mars, nuk do të mbështesë këtë album me turne.

Ajo shpjegoi më parë se mund të organizonte një mini-turne pas publikimit të dy filmave “Wicked”, por tani ka vendosur të fokusohet në karrierën e saj të aktrimit.

Roli i saj në “Wicked” i ka sjellë një nominim për "Golden Globe" dhe shumë spekulime për mundësinë e një Oscar-i.

Edhe pse ka qenë e angazhuar me filmin, Grande ka theksuar se do të vazhdojë të bëjë muzikë, por tani ka ambicie të përqendrohet më shumë në aktrim. /telegrafi