Kreu i KE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë.

“Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin tonë BE – Ballkan Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel”, shkroi Costa në platformën X.

Ndryshe, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata nga Ballkani Perëndimor do të takohet në samitin e radhës, ku do të konfirmojnë sërish angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të shteteve të rajonit në familjen evropiane.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.