Qytetari nga Prizreni dorëzon në Polici portofolin e gjetur me mbi 220 euro
Një qytetar në Prizren ka gjetur një portofol në një qendër tregtare atje, brenda të cilit kishte mbi 250 euro.
Sipas njoftimit të PK-së, në portofolin që e kishte gjetur qytetari nga Prizreni kishte dokumente personale, kartela dhe para të gatshme në vlerë të 220 eurove, tre dollarë amerikanë dhe pesë funte angleze.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur të identifikojë personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.