Kryeministri Kurti, i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar, pasi ndodhet jashtë vendit.

Lidhur me mosparaqitjen e tij ka folur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Prokuroria Speciale ka qenë e njoftuar.

Megjithatë, Kryeziu thotë se kryeministri ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së Prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”, tha Kryeziu. /klankosova