Mexhiti: Ka lidhshmëri mes kolonave të gjata në Bllacë dhe aksioneve policore
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, thotë se kolonat e gjata mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare Bllacë ndërlidhen me aksionet e fundit të policisë që po zhvillon Ministria e Punëve të Brendshme.
“Mendoj se ka lidhshmëri mes kolonave të gjata në Bllacë dhe aksioneve policore, sipas informatave që jep MPB-ja. Edhe një herë e potencoj se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis, mirëpo jo revanshiste, jo monoetnike dhe jo me parada para familjarëve dhe fëmijëve të tyre”, tha Mexhiti.
Ai tha se çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të japë përgjegjësi.
Mexhiti lidhur me detajet e aksioneve policore tha se këtë e lënë në dorë të gjyqësisë dhe Policisë.