Aggeler: Autoritetet amerikane me vëmendje po ndjekin hetimet dhe arrestimet në RMV

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, tha se nuk është e habitur që ish-zv.kryeministri Artan Grubi gjendet në “listën e zezë amerikane”.

“Ky është një argument që sigurt e kam dëgjuar. Unë jam amerikane, dhe shpresoj. Unë besoj në punët pozitive dhe gjithashtu kam shpresë në këtë vend, sepse besoj te populli i Maqedonisë së Veriut. Besoj në qytetarët e vendit të cilët kërkojnë nga liderët e tyre dhe funksionarët e tyre që të ndërmerren aksione”, tha Aggeleri.

Aggeleri në “Sloboden Peçat” tha se autoritet amerikane me vëmendje po i ndjekin hetimet dhe arrestimet dhe shpresojnë të japin fryte.

E pyetur nëse është habitur që ka parë emrin e zv.kryeministrit Artan Grubi në “listën e zezë” amerikane, Aggeleri u përgjigj se “Jo”.

“Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, gjyqësorit, mes kujtdo tjetër, nuk do të çuditej të shihte emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është vazhdimisht e vërtetë është kur Shtetet e Bashkuara shpallin emërimin e një individi, askush nuk thotë: “Zot, nuk mund ta besoj”. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Kjo është diçka për të cilën kemi punuar ngushtë me Uashingtonin. Nuk u befasova aspak”, tha Aggeleri.