Vrasje në tentativë në Gjakovë
Policia ka pranuar një informatë se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht disa persona, ku si pasojë pesë prej tyre (të dyshuar meshkuj) kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:20 në Gjakovë, raporton Zeri.info.
“Gjakovë, 15.12.2024 - 20:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht disa persona, ku si pasojë pesë prej tyre (të dyshuar meshkuj) kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri