Kevin Edmond për rastin me ish-partnerin e Anës: Nuk kam asgjë kundër, jemi të lumtur
Kevin Edmond ka folur pas largimit nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova 3.
Ai ka treguar për lojën e tij brenda, raportin me Ana Ejupin si dhe për atë që po e pret jashtë.
Ndër të tjerash, ish-konkurrenti ka folur edhe për situatën me ish-partnerin e Anës.
“E kemi biseduar, jemi të lumtur dhe gjithçka është perfekt”, u shpreh ajo.
Tutje këngëtari shqiptar tha: “Jo, nuk kam asgjë kundër. S’kam asgjë personale. Unë mendoj që çdo femër ka të drejtë të zgjedhë, nëse do të jetë me mua, do të jetë. Nuk e di, nuk jam një person që e shprehi. Nuk e di. Jam i fokusuar në Anën. Jemi mirë, jemi të lumtur”.
“Ka qenë çfarë ka qenë, nuk ka pse të ketë diçka me mua”, tha ndër të tjerash Edmond.
I njëjti tutje tha se po përgatitet për këngë të re, ku Ana do të jetë pjesë e klipit. /telegrafi
Videon mund ta shikoni: KETU