Aksidenti me vdekje në Klinë, policia: Nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, automjeti ra në humnerë

Një i ri ka vdekur në aksidentin e sotëm në Volljakë të Klinës, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ju informojmë se me datë 15 dhjetor 2024, rreth orës 12:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë.

Në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet kompetente të Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar në rrugën Klinë-Gjakovë, me të arritur ne fshatin Volljakë-Klinë, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës i njëjti humb kontrollin dhe bie në humnerë.

Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi kishte ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejë.