Bytyqi dhe Dellova me golat e tyre bëjnë rikthimin magjik të CSKA Sofjes për të kaluar në çerekfinale

Zymer Bytyqi dhe Lumbardh Dellova po vazhdojnë të lënë gjurmë te CSKA Sofja, ku sot në takim me Sparta Varna, rikthyen skuadrën e tyre nga humbja, duke kaluar në çerekfinale fal fitores 3-2.

Ahmed Ahmedov dhe Viktor Mitev shënuan në start të takimit për vendasit e Sparta Varna për rezultatin 2-0. Leya Iseka hapi ndeshjen për të shënuar për 2-1 në minutën e 27-të.

Zymer Bytyqi që është kthyer në formën e tij më të mirë, arriti që të barazojë shifrat në 2-2 në minutën e 33-të, pas një lëvizje të bukur individuale.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa fitorja e gjigantit bullgar edhe pas një goli të reprezentuesit të Kosovës.

Kur dukej që ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, në skenë doli Lumbardh Dellova i cili shënoi për 3-2.

Bytyqi dhe Dellova startuan në këtë ndeshje dhe luajtën nga 90 minuta, ndërsa përveç golave ata kishin dhe nga një karton të verdhë.

Me fitoren në ndeshjen e sotme CSKA Sofja ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Bullgarisë. /Telegrafi/