Një i vdekur në një aksident në Klinë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 10:00, në fshatin Volljagë të Klinës.
Si pasojë e ktij aksideni kahumbur jetën një person e ka humbur jetën.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, raporton Zeri.info.
Gashi tha se fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident.
Ndërkaq në vendin e aksidentit është konstatuar vdekja e një personi të gjetur në veturë.
“Reth orës 10:00 të mengjesit jemi informuar nga Qendra e mjekësisë në Klinë se një person i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore i cili ishte lënduar në një aksident në magjistralen Klinë-Gjakovë saktësisht në fshatin Volljagë. I lënduari është transferu për në emergjencë të spitalit rajonal gjersa policia ka dal në vend të ngjarjes aty ka hasur në një veturë ku ishte një person gjithashtu njëkohësisht dmth ka dal edhe ambulanca mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen e një personi. Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësit kompetente policore duke e kry shiqimin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti”, ka thënë Gashi /Zëri