Mirlind Daku nuk e harron kush ia dha asistimin e parë për golin e parë në Superligën e Kosovës
Reprezentuesi i Shqipërisë ka rrëfyer shumë prapaskena emocionale, ndër to edhe kush ishte futbollistit që i dha asistimin te goli i parë në Superligën e Kosovës.
“Kënd e mbajë mend unë është Qëndrim Sejdiu sepse ma ka dhënë asistimin tek goli i parë në Superligë (kur kanë luajtur tek KF Hajvalia)”, ka thënë fillimisht Daku.
“Kur ta shoh në rrugë, gjithmonë ma bënë (në të qeshur) nga unë ke dalë (në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar më tej Mirlindi, duke zbuluar prapaskena të tjera.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Daku i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në telegrafi.