Britania pjesë e paktit CPTPP, synon të krijojë lidhje tregtare globale pas Brexit
Ajo është bërë zyrtarisht anëtare e Marrëveshjes Komprehensive dhe Progresive për Partneritet Trans- Paqësor (CPTPP). Marrëveshja Komprehensive dhe Progresive për Partneritet Trans- Paqësor kishte 11 anëtarë para se të bashkohej Britania: Australia, Brunei, Kanada, Kili, Japonia, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peru, Singapori dhe Vietnami.
Duke u bashkuar me CPTPP, Mbretëria e Bashkuar fiton akses në një nga zonat tregtare që po rritet më shpejt në botë, e cila përfaqëson rreth 13.4% të ekonomisë globale dhe përfshin shtete si Japonia, Australia, Kanada dhe Malajzia. Kjo marrëveshje pritet të rrisë ndjeshëm eksportet e Britanisë, veçanërisht në sektorë si shërbimet digjitale, bujqësia dhe teknologjia.
Anëtarësimi do të thotë se Britania do të mund të aplikoje rregullat e tregtisë së CPTPP dhe të ulte tarifat me tetë nga 11 anëtarët ekzistues të paktit që nga e diela – Brunei, Kili, Japonia, Malajzia, Zelanda e Re, Peru, Singapori dhe Vietnami.
Pakti ul barrierat tregtare mes shteteve anëtare për një gamë të gjerë mallrash dhe ofron shumë më pak tregti të lirë krahasuar me lëvizjen e pakufizuar të mallrave dhe shërbimeve mes shteteve anëtare të BE-së.
Blloku shihet si një kundërpeshë ekonomike ndaj Kinës në rajonin e Paqësorit, ndonëse Kina është gjithashtu një nga aplikantët aktualë që kërkon anëtarësim. Bashkë, anëtarët e tij përfaqësojnë aktualisht rreth 15% të PBB-së globale dhe një popullsi prej rreth gjysmë miliardi njerëzish. / abcnews