QMK: Janë gjetur gjashtë skiatorë të humbur në Kodrën e Diellit në Maqedoni
Përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 në QMK është pranuar se gjashtë persona kanë humbur në Kodrën e Diellit, nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë.
Më konkretisht, ata u ngjitën në pistat e skive me një skilift dhe kur u përpoqën të zbrisnin, ra një mjegull shumë e dendur dhe për shkak të borës që ishte e re dhe nuk kishte asnjë shteg të shkelur nga skiatorë të tjerë, ata nuk mundën të orientohen për drejtimin e zbritjes. Sipas situatës, skiatorët kanë thirrur për ndihmë në 112.
QMK-ja ka njoftuar menjëherë organet kompetente. Ndërkohë personi që punonte në skilift ka gjetur pesë (5) persona të humbur, ndërsa më vonë në orën 16:15 ka gjetur edhe të humburin e gjashtë. Fillimisht të gjithë janë lënë për përkujdesje në stacionin policor në Kodrën e Diellit dhe më pas janë kthyer të sigurt në shtëpitë e tyre.