Vdes një burrë pasi ra nga lartësia brenda një qendre tregtare
Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia brenda një qendre tregtare në Birmingham.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën “Bullring & Grand Central” në Moor Street, sipas the The Sun.
Shërbimet e urgjencës u alarmuan pas raportimeve të një burri që ra poshtë nga niveli i sipërm. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë, tha policia e West Midlands.
Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi një pjesë e parkimit të qendrës tregtare u mbyll pas një zjarri.