Jennifer Lopez mahnit me stilin e saj dimëror në Los Angeles

Jennifer Lopez u shfaq me një pamje elegante dimërore gjatë një dalje solo në Los Angeles të premten, në mes të thashethemeve për divorc nga bashkëshorti Ben Affleck.

Aktorja dhe këngëtarja 55-vjeçare, e cila kohët e fundit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e nënës së saj, tregoi një stil të rafinuar ndërsa mbërriti në një studio.

Jennifer zgjodhi pantallona xhinse të lirshme, një jakë të zezë të prerë dhe një xhaketë ngjyrë bezhë të errët, të kombinuara me taka të zeza platformë dhe një çantë Hermes Birkin, shkruan DailyMail.

Flokët e saj ishin të kapura lart me disa onde që konturonin fytyrën, ndërsa aksesorët minimalë dhe syzet kafe e plotësonin dukjen.

Dalja e saj vjen disa muaj pas kërkesës për divorc nga Affleck në përvjetorin e dytë të martesës së tyre.

Ndërkohë, Affleck u pa duke kaluar kohë në Beverly Hills me Luciana Barroso, bashkëshorten e Matt Damon.

Jennifer ka qenë gjithashtu e angazhuar me promovimin e filmit të saj të ri, “Unstoppable”, i cili debutoi më 6 dhjetor dhe do të jetë i disponueshëm në Amazon Prime Video më 16 janar 2025.

Filmi ndjek historinë frymëzuese të mundësit Anthony Robles, dhe është prodhuar nga Ben Affleck dhe Matt Damon.

Krahas angazhimeve profesionale, Jennifer festoi së fundmi ditëlindjen e 79-të të nënës së saj, Guadalupe Rodriguez, duke ndarë një mesazh të përzemërt në Instagram: “Gëzuar ditëlindjen mami! Të dua shumë! Faleminderit që je gjithmonë aty për mua”. /telegrafi