Operacion anti-drogë në Prizren: Prangosen dy persona dhe konfiskohen 31 doza marihuanë

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Prizren.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se operacioni policor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:23, ku gjatë kontrollit fizik ndaj njërit nga të dyshuarit u zbuluan dhe konfiskuan dy doza të substancës narkotike të dyshuar si marihuanë, raportoon Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Rr. Mujo Ulqinaku, Prizren14.12.2024-21:23. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në rrobat e trupit të njërit te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy doza te substancës narkotike që dyshohet e llojit marihuanë, ndërsa në veturën e parkuar te dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me doza të substancës narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është bastisur edhe shtëpia e njërit te dyshuarit. Gjatë këtij operacioni si dëshmi gjithsejtë janë sekuestruar: Tridhjetë e një (31) doza të substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 59.37 gram, një peshore elektronike, njëmijë e katërqind e tridhjetë e pesë(1435) euro dhe një automjet me targa vendore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.