Trupi i pajetë në zonën e Bogës, dyshohet se u dëmtua nga kafshët e egra
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Shkrel, në zonën e Bogës, Pejë, ku është gjetur një person pa shenja jete.
Prokurorja e rastit Valbona Disha – Haxhosaj, thotë se dyshimet e para janë që kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra.
“Dyshohet se kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra, por kjo do të vërtetohet kur t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Disha – Haxhosaj për klankosovën.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00 nga një qytetar.
“Në fshatin Shkrel, në bjeshkët e Rugovës, është gjetur një trup i pajetë i një personi. Jemi kontaktuar nga një qytetar dhe njësitë e hetimeve rajonale janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi Gashi.