Vullneti sulmon ashpër Gresën: Si e ke marrë kontratën e përhershme në teatër

Një debat i ashpër shpërtheu mes Gresës dhe Vullnetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku tensionet u ngritën gjatë një bisedë mbi çështje personale.

Vullneti e nisi debatin duke përmendur babain e Gresës.

Vullneti: Elmi Reçica, shoku i babait tënd, shpërndarës i tenderave në Ferizaj.

Gresa reagoi menjëherë, duke e kundërshtuar: “Çka nëse është shoku i babait tim? Ku e di që ka shpërndarë tendera?

Debati vazhdoi kur Vullneti pyeti se si Gresa kishte marrë kontratën e përhershme në Teatrin e Ferizajt, duke aluduar në ndikime të mundshme.

Gresa u shpreh e indinjuar dhe e akuzoi Vullnetin për përhapje të informacionit të pasaktë dhe për ndërhyrje në jetën e saj personale.

Gresa: Je duke dhënë informata të pasakta. Çka po të intereson? Ti merru me mua në lojë, mos më prek në familje. Ti je i paaftë.

Vullneti u përgjigj sërish, duke insistuar: “Si e ke marrë kontratën e përhershme?”

Gresa iu përgjigj me forcë: “Të gjithë janë me kontratë të përhershme”.

Në fund, tensionet arritën kulmin, me Vullnetin duke i thënë Gresës: “Shko qaj” Gresa, e pakënaqur, iu përgjigj: “Nuk qaj me fjalët e tua të kota dhe të pavërteta”.

Ky debat u bë një nga momentet më të tensionuara në shtëpi. /telegrafi