KFOR-i me aktivitet të përbashkët trajnimi në Bondstil

Ushtarët gjermanë, polakë dhe amerikanë në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR, të premten zhvilluan një aktivitet trajnimi të përbashkët në Kampin Bondstil.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në një postim të KFOR-it.

KFOR-i përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka tbërë të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin  e tij për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.