Një person gjendet i vdekur në fshatin Shkrel të Rugovës

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës,  Fadil Gashi  ka thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 15:19.

“Policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të pajetë në pyll”.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet kompetente të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi. /Zëri