Hadërgjonaj dhe Aliti kontribuojnë në fitoren e Alanyasporit – vlerësohen me nota të larta

Alanyaspor ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Gaziantep në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit turk. 

Vendimtar në këtë fitore të ekipit turk ishin dyshja kosovare Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre. 

Hadërgjonaj kontribuoi në këtë rezultat me një asistim, teksa Aliti ishte autor i golit të parë. 

Për paraqitjet e tyre fantastike në këtë takim, Hadërgjonaj mori notën 7.7 nga Sofascore ndërsa Fidan Aliti 7.6. 

Hadërgjonaj përveç asistimit pati 38 pasime të kompletuara, një ndërhyrje, dy pasime kyçe dhe dy duele të fituara. 

Aliti në ndërkohë krahas faktit që ishte në mesin e golashënuesve, mbrojtësi dardan kompletoi 37 pasime, pati katër duele ajrore të fituara dhe gjashtë topa të gjatë të kompletuar. 

Hadërgjonaj ka 15 paraqitje për Alanyasporin që të gjitha si titullar ku ka një gol të shënuar dhe dy asistime. 

Për Alitin po ashtu ishte goli i tij i parë këtë edicion teksa edhe ai ka 15 ndeshje të luajtura, që të gjitha nga minuta e parë./Telegrafi