Gjykatat amerikane goditje ndaj “Tik Tok”, afati i fundit për çdo hap është 19 janari
Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara e cila një javë më parë hodhi poshtë kërkesën e Kompanisë Byte Dance duke thënë se ajo duhet të shesë aksionet e saj të platformës brenda 19 janarit ose në të kundërt përballet me mbyllje të platformës në SHBA ka dhënë një tjetër vendim që godet rrjetin social Kinez.
Gjykata e Apelit Refuzoi këtë të premte që ti jap më shumë kohë Kompanisë Byte Dance që të përgatis dosjen e saj ligjore për në Gjykatën e Lartë duke thënë se ajo duhet të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor vetëm brenda pak ditësh, një sinjal ky që tregon se me sa duket mbyllja e Tik Tok në SHBA mund të jetë e Pashmangshme.
Byte Dance kompania Kineze kërkoi që të shtyjë afatin për të paraqitur apelin e saj në Gjykatën më të Lartë në SHBA, me pretendimin se një rrjet social që ka mbi 170 milionë përdorues vetëm në SHBA nuk mund të mbyllet në mënyrë të menjëhershme. Kompania Kineze kërkon te apeloje ligjin qe I kërkon asaj te shesë aksionet e saj.
Javën e shkuar Gjykata e Apelit deklaroi se ligji qe I kërkonte Tik Tok të shesë Aksionet nuk mund të hidhej poshtë në asnjë forme pasi ky ligj ishte kulmi I nje hetimi te gjere dhe lidhej me kontrollin qe ka një shtet kundërshtar I huaj ne SHBA. Sipas Gjykatës së Apelit ky ligj I qeverisë Amerikane nuk mund të rrëzohej pasi është një përpjekje që dëshmon punën që është bërë për të eliminuar kërcënimet e sigurisë Kombëtare që vijnë nga Republika Popullore e Kinës. Ligjvënësit Amerikan që kërkojnë ndalimin e Tik Tok thonë se Kina po përdor këtë aplikacion për të mbledhur informacione tejet të ndjeshme mbi shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu informacione për infrastrukturën kritike me synim goditjen e saj dhe shkaktimin e akteve të Sabotazhit.
I vetmi shans qe Byte Dance mund te këtë per të shtyrë afatet e vena nga ligjvënësit Amerikan është ai I akt shitjes nëse vendos qe te zbatoje ligjin. Ne këtë rast kompanise Kineze do ti jepeshin 90 dite shtese për të përzgjedhur blerësin e duhur potencial. /abcnews