Legjenda e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku e pastrehë në SHBA? Videoja që po bën xhiron në internet

Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa.

Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar nga Blendi Fevziu ka ngritur në këmbë të gjithë rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.

Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’. Gruaja në video (me siguri këngëtarja gjeniale nga Kavaja) është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Në video kanë vërshuar komentet e qytetarëve, që e kanë njohur menjëherë këngëtaren shqiptare, të cilën mërgimi e bëri një fytyrë të harruar për vendin e saj.