Agjenti i yllit të Juventusit zbulon se si refuzuan mega kontratën e Liverpoolit
Agjenti i një lojtari të Juventusit ka zbuluar se si ai ‘refuzoi’ ofertën e Liverpoolit pavarësisht se skuadra e Ligës Premier ofroi ‘më shumë para’ se klubi i Serie A.
Gjiganti italian bëri një paraqitje të shkëlqyer pasi rezultoi fitues 2-0 kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.
Disa yje u ngritën në ndeshjen në Torino, me Dusan Vlahovic dhe Weston McKennie që hynë në listën e golashënuesve, pasi City nuk ishte në gjendje të përgjigjej.
Edhe pse loja efikase e sulmit të gjigantit italian u vlerësua nga shumë, portieri i tyre, Michele Di Gregorio mbajti larg lojtarët si Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne.
Di Gregorios i është dashur të bëjë emrin e tij në rrugën e vështirë.
Ai erdhi në radhët e Interit dhe u huazua katër herë – te Renate, Novara, Pordenone dhe Monza – përpara se të lidhte një marrëveshje të përhershme me Monzan në verën e vitit 2022.
Portieri bëri përshtypje në Italinë Veriore, gjë që i siguroi atij një lëvizje huazimi në klubin më të suksesshëm të vendit, Juventusit.
“Zonja e Vjetër” ka të ngjarë të blejë lojtarin përgjithmonë pasi ata kanë një detyrim për ta transferuar këtë verë – me tarifën që pritet të jetë rreth 18.5 milionë euro plus shtesat, sipas Calcio Mercato.
Megjithatë, gjërat mund të kishin qenë ndryshe. Agjenti i lojtarit, Carlo Alberto Belloni, zbuloi se si i tha “jo” Liverpoolit verën e kaluar.
“Me siguri tifozët e Manchester Cityt do t’i mbajnë mend pritjet e tij për një kohë të gjatë”, deklaroi ai për gazetën italiane Tuttosport.
“Sidoqoftë, në verë, ne i thamë jo Liverpoolit për t’u akorduar me projektin e Juventusit. Jam shumë i lumtur që Michele ka treguar të gjithë vlerën e tij edhe në nivel ndërkombëtar”.
“Disa ndeshje janë të veçanta dhe performanca e tij kundër Manchester Cityt është një për t’u mbajtur mend. Nëse mendoj kur ai luajti në Serie C, emocionohem. Ai fitoi gjithçka me talent dhe punë të palodhur: Unë jam krenar për të”, shtoi më tej Belloni. /telegrafi