Anisa dhe Gjesti futen në banjo së bashku, Vëllai i Madh i dërgon në televotim kokë më kokë
Dy banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Anisa dhe Gjesti, kanë thyer një nga rregullat më të rëndësishme të shtëpisë, duke shkaktuar një situatë të papritur për të gjithë banorët dhe shikuesit.
Ata janë kapur duke hyrë bashkë në banjo, një veprim që është shprehimisht i ndaluar sipas rregullave të lojës.
Gjesti e nisi këtë sfidë, duke kërkuar që Anisa ta pasonte dhe ajo, e pranuar në frymën e sfidave dhe dëshirës për të testuar kufijtë e rregullave, pranoi.
Anisa vetë ka komentuar se ajo gjithmonë pranon sfidat që i bëhen, dhe për këtë arsye hyri në banjo me Gjestin, duke e shkelur kështu një nga rregullat më të rëndësishme që parashikon që banorët të mos hyjnë në banjë bashkë.
Për shkak të kësaj, ‘Vëllai Madh’ i dërgon në televotim kokë më kokë Aniasën dhe Gjestin.
Sonte njëri prej tyre do të lërë shtëpinë. /telegrafi