Elshani e konfirmon vetaksidentin e policisë në fshatin Grabovc të Zveçanit

Rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit ka ndodhur një vetaksident i një autoblinde të Policisë së Kosovës.

Këtë e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka thënë se në mjetin e blinduar ishin disa zyrtarë policorë.

“Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve).Të lënduarit janë në Spitalin Rajonal Mitrovica së Jugut”, ka thënë Elshani.

Klankosova ka biseduar edhe me Spitalin e Mitrovicës së Jugut, Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media, ka thënë se duke marrë tretman mjekësor janë tetë zyrtarë policorë.