Laurenti dhe Fitimi zhvillojnë një bisedë duke komunikuar me kode

Laurenti dhe Fitimi janë dyshja që hyri si një banor i vetëm në edicionin e këtij viti të Big Brother VIP Kosova.

Pas katër ditëve të kaluara brenda shtëpisë më të madhe në vend, ata duket se janë ambientuar mjaft mirë dhe po krijojnë lidhje të forta me pjesën tjetër të banorëve.

Gjatë këtyre ditëve, dyshja ka filluar të përdorë një mënyrë të veçantë të të folurit, madje duke komunikuar edhe me kode, duke krijuar kështu një dinamikë interesante dhe tërheqëse për të gjithë ata që po ndjekin spektaklin.

Kjo mënyrë e komunikimit ka shtuar edhe më shumë intrigë, duke u bërë një nga karakteristikat që i dallon ata brenda shtëpisë.

Një veçori e tillë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët janë të etur për të zbuluar më shumë rreth mënyrës se si dyshja mund të zhvillojë strategjinë e tyre në këtë lojë. /telegrafi