Hovenieri merr “Çelësin e Qytetit” nga Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Për takimin ka njoftuar edhe Ambasada e SHBA-së, derisa thotë se Hovenieri u nderua nga Rama me “Çelësin e qytetit”.

“Në thirrjen time të lamtumirës sot pasdite u nderova nga qyteti i Prishtinës dhe kryetari Përparim Rama me ‘Çelësin e qytetit’”, tha Hovenieri.

Ai po ashtu është shprehur se gjithmonë ka qenë i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me Komunën e Prishtinës.