Lindi foshnjën dhe e hodhi në mbeturina, një kalimtar e gjeti dhe tani është gjallë

Një kalimtar ka gjetur një vajzë të porsalindur të hedhur në një kontejner në fshatin Maloshisht të Serbisë, e cila është shpëtuar me ndërhyrjen urgjente të mjekut dhe është vendosur në repartin e pediatrisë në Nish.

Nëna e foshnjës së porsalindur që u gjet të enjten pasdite në një kontejner në fshatin serb Maloshisht është 22-vjeçarja M.J., nga po ai vend, raporton mediumi serb Nova, transmeton Zeri.info.

Familja e saj pretendon se nuk e dinin se ajo ishte shtatzënë. “Jetojmë shumë rëndë, por nëse do ta kishim ditur për fëmijën, do ta kishim mbajtur. Ajo nuk më tha asgjë, nuk e dija se ishte shtatzënë", tha nëna e 22-vjeçares.

“Më pyetën pse e braktisi fëmijën. Unë u thashë që nuk e dija, isha në tualet kur ndodhi. Ajo lindi e vetme në tarracë dhe menjëherë e hodhi foshnjën në kontejnerin përballë shtëpisë”, tregoi nëna.

Ajo shtoi se është analfabete dhe se jetojnë në kushte të rënda.

"Unë kam vetëm katër klasë të shkollës fillore. Jetojmë me 15 mijë dinarë ndihma sociale, na është ndërprerë rryma prej vitesh. Mirëpo, po ta kishim ditur për foshnjën do ta kishim mbajtur. Fqinjët raportuan se kishin gjetur foshnjën, ka ardhur policia dhe ambulanca, nuk e kemi ditur se çfarë ka ndodhur me ne”, tha gruaja. /Zëri

Ekipi mjekësor me foshnjën