Short tronditës për Kupën e Botës: Shqipëria ndeshet me Serbinë
Shqipëria i ka mësuar disa nga kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kupës së Botës.
Në shortin e hedhur sot në Cyrih të Zvicrës, Shqipëria ka rënë në një grup me Anglinë dhe Serbinë.
Dy kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë në Grupin K do të jenë Letonia dhe Andorra.
Evropa dërgon 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë vendet e dyta do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.
Ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.