Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari

Polica në Prishtinë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi, i cili thuhet se është i dyshuar për vjedhje.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit thotë se me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit ose vendndodhjes së tij kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192.