Prangosen tre persona në Suharekë për posedim narkotikësh dhe pengim të personit zyrtar

Policia ka vërejtur një person ku duke dhënë ose marrë diçka nga dy të dyshuar të tjerë.

Policia ka reaguar me shpejtësi dhe gjatë kontrollit tek një i dyshuar është gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marijuanë, me peshë 0.82 gram dhe të holla 100 euro, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 1.06 gram.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 19:15, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Brigada 123’, Suharekë 11.12.2024 - 19:15. Raportohet se nga njësiti policor është vërejtur i dyshuari mashkull kosovar duke biseduar dhe duke i dhënë apo marrë diçka dy të dyshuarve të tjerë po ashtu meshkuj kosovarë. Policia ka reaguar me shpejtësi dhe gjatë kontrollit, tek një i dyshuar është gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.82 gram dhe të holla 100 euro, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshe 1.06 gram”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se pas arrestimit të tre të dyshuarve, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur banesat e të dyshuarve, ku në njërën prej banesave janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 19.28 gramë, një telefon, një brisk, foli alumini, qese plastike të zbrazëta, rizlla dhe grinder.

“Gjatë bastisjes vëllai i njërit prej të dyshuarve pengon zyrtarët policorë, ku i njëjti arrestohet. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa i katërti lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri