Plagoset një femër në Prishtinë
Një femër është plagosur në Prishtinë.
Policia është njoftuar të mërkurën se një vajzë është plagosur me armë zjarri, ndërsa është arritur të identifikohet i dyshuari.
“Njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikojë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë. /Zëri