Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Zveçan
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij në Zveçan.
Rastin në Polici e ka raportuar vëllai i tij.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 13:00, në Zveçan, raporton Zeri.info.
“Zveçan, 11.12.2024 - 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktimën mashkull kosovar vëllai i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, si dhe ekipi mjekësor, ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri