Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë thërrasin konferencë për media, pas një operacioni të përbashkët

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Shtetit të Shqipërisë, sot do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media,

Sipas njoftimit, konferenca i dedikohet një operacioni të përbashkët në luftën ndaj kontrabandës/trafikimit me armë.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë, të cilët do të ndajnë informacione rreth bashkëpunimit dhe operacionit të përbashkët policor.

Konferenca mbahet sot prej orës 11:00 në Pikën kufitare në Vermicë. /Zëri