Këngëtarja Edona Llalloshi në garë për deputete, i bashkohet LVV-së

Këngëtarja Edona Llalloshi i ka hyrë politikës.

Llalloshi do të jetë në garë për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Zeri.info.

Ajo u prezantua mbrëmë edhe nga kryetari i LVV-së Albin Kurti, i cili pati vlerësime për artisten, për të cilën tha se përveç krijimeve cilësore në muzikë, është shquar edhe për personalitet të veçantë.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tridekadëshe, veç krijimeve cilësore, është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.

Mirë se vjen, Edonë!”, shkroi Kurti.

Edona do të mbajë numrin 19 në garën për deputete më 9 shkurt. /Zëri