Tërmeti dridh Kosovën
Rreth orës 01:46 në rajonet e jugut të Kosovës janë ndjerë dridhje të tokës.
Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.2, që ka afektuar Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave nga earthquake.usgs.gov, dridhjet e fuqishme janë dëgjuar më së shumti në rajonin e Dragashit, dy kilometra nga Zhuri.