Ridley dhe Sveçla flasin për angazhimin e përbashkët në luftimin e krimit të organizuar
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë njofton se Britania dhe Kosova janë partnerë në luftimin e krimit.
Në një postim në platformën X, nga kjo ambasadë njoftojnë se Sekretari i Përhershëm, Simon Ridley, diskutoi sot me ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Svecla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Doganës së Kosovës Agron Llugaliu për angazhimin e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar transnacional.
“Rritja e bashkëpunimit tonë e bën më të vështirë veprimin e kriminelëve”, thuhet tutje në postim.