Ministri i Mbrojtjes i Letonisë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, do të jetë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.
Bëhet e ditur se Sprudsin do ta pres homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, me tog ceremonial të FSK-së.
“Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00”, thuhet në njoftim.