Mbesa e Agim Kasapollit, kampione e botës në kategorinë U-12

Morea Kasapolli është kampione e botës në kategorinë U12 në vallëzim.

Morea është mbesa e ish basketbollistit të mirënjohur, ish selektorit të basketbollit dhe komentatorit të famshëm sportiv, Agim Kasapolli.

“Morea Kasapolli mbesa ime, zuri vendin e parë në botë, në vallëzimin modern në kategorinë U-12, me reprezentacionin e Çekisë!

Në qytetin e Kielce të Polonisë u mbajt Kampionati Botëror i vallëzimit modern. Në këtë manifestim morën pjesë 30 shtete, ku Çekia zuri vendin e parë në botë!

Vendin e dytë e zuri Kanada, ndërsa vendin e tretë SHBA”, ka bërë të ditur Agim Kasapolli.