Sekuestrohen armë të ftohta në një operacion policor në Pejë
Policia në Pejë sot ka realizuar planin operativ “Qarshija e gjatë”, duke asistuar inspektorët komunalë të tregut të Komunës së Pejës.
“Duke përfillur procedurat ligjore, te tre persona të dyshuar (shitës ambulantë) janë gjetur dhe sekuestruar:
Gjashtëdhjetë e gjashtë (66) mjete të mprehta (brisqe)
Pesë boksa metalikë
Dy revole shkrepëse
Një shufër metali”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri