Aksident mes tri veturave në Drenas, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Poklek i ri - Drenas.

Policia ka konfirmuar se katër persona janë lënduar, derisa në këtë aksident ishin të përfshira katër automjete, transmeton Zeri.info.

“Sot rreth orës 7:00 në fshatin Poklek i ri – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga Njësiti i Trafikut”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri