Vetura e policisë godet një këmbësor në rrugën Mitrovicë-Leposaviq

Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kjo ka ndodhur rreth orës 17:00.

Ndërkaq, burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur që vetura që ka goditur personin, ka qenë e policisë.