Aksident në Dimal të Shqipërisë, humb jetën një 78-vjeçar

Një aksident me fatalitet në Dimal të Shqipërisë, ku ka humbur jetën një 78-vjeçar.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundaj”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A. G.,  41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal”.

“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Seat””, thuhet në njoftimin e policisë.