Telashe për Jay Z, reperi amerikan akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur
Reperi amerikan Jay-Z është kundërpërgjigjur ndaj një padie që pretendon se ai, së bashku me Sean “Diddy” Combs, droguan dhe përdhunuan një vajzë 13-vjeçare në një festë në vitin 2000.
Akuzuesja anonime pretendon se ajo u sulmua në një festë në shtëpi pas MTV Video Music Aëards në New York dhe se një femër e famshme e paidentifikuar ishte në dhomë në atë kohë.
Në një deklaratë, Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, e hodhi poshtë akuzën duke e cilësuar si një përpjekje për shantazh.
Combs, i cili është në burg në pritje të gjyqit pasi u akuzua në shtator për trafikim seksual dhe vepra të tjera, mohoi akuzën e fundit./abcnews