SHBA-ja bombardon kampet e ISIS-it në Siri
Dhjetëra sulme ajrore që synonin kampet e ISIS-it në Sirinë Qendrore u kryen nga Forcat Ajrore të SHBA-së.
Bastisjet kundër kampeve të ISIS-it u kryen për të parandaluar grupin terrorist nga kryerja e operacioneve dhe për të siguruar që ISIS-i të mos përpiqet të përfitojë nga situata aktuale për t’u rigrupuar në Sirinë Qendrore.
Bastisjet u zhvilluan menjëherë pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili u shpreh se SHBA-ja nuk do të lejojë krijimin e një strehe të sigurt për anëtarët e organizatës terroriste në Siri. /abcnews